“Më bënë presion të largohesha”, bariu që pa avionin e rrë zuar në Vermosh: Ishte një grua dhe dy burra, futën gjërat në fuoristradë

ariu 78-vjeçar Koçë Vulaj është personi i parë dhe i vetëm që ka parë avionin që u rrë zua në Vermosh ditën e djeshme. Duke folur për “Panorama”, bariu ka treguar se një person i ka bërë thirrje thirrje tre herë që të mos afrohet dhe të largohet nga aty, duke folur në gjuhën shqipe. Më tej ai ka treguar se me dylbi ai ka parë që personat që zbritën nga avioni dhe një i tretë që i priste kanë transportuar drejt fouristradës disa gjëra që nuk e di sakësisht se çfarë janë. Sipas tij mes personave që ishin pranë avionit ka qenë edhe një grua dhe kanë qendruar plot 45 minuta në fushat e Vermoshit para se të lar goheshin.

Ai ka treguar se tre personat i kanë bërë pr esion që mos t’iu afrohej as për nd ihmë dhe bariu nga fri ka se ata mund të ishin po licë u largua.

Si e ke parë avionin fillimisht?

Nga ora 8:30 e mëngjesit ka ardhur dhe është futur në zonën e Vermoshit në pjesën që ne i themi asfalti i Velipojës këtu në Vermosh. Ka shkuar dhe ka qëndruar në një fushë rreth gjysëm ore pastaj është ngritur nga aty në drejtim të Vermoshit sërish, unë isha me bagëritë në mal dhe kam dëgjuar dy krisma, një të vogël dhe një të madhe pastaj. Kur dëgjova kr ismën e madhe mendova se avioni është rrë zuar. Pas kri smës unë shkova në vendngj arje për të dhënë ndonjë ndi hmë se mendova se janë të ak sidentuar. U afrova por nuk me lanë që të shkoj deri tek avioni. Më bërtitën tre herë dhe një herë bërtita edhe unë. Më thanën largohu, po të them largohu dhe unë u largova. Pastaj nga larg kam parë me dylbi dhe ishte një fouristradë dhe aty ishte njëri që po bënte roje që të mos afrohej askush kurse dy të tjerë po transportonin diçka nga avioni në makinë. Se çfarë po transportonin unë nuk e di por di që diçka po transportonin.

Sa vetë ishin total?

Në total ishin tre vetë, të gjithë në tokë. Në avion brenda se di sa kanë qenë por në tokë ishin tre persona ku dy bënin transportin dhe njëri nuk lejonte të tjerët që të afroheshin. Personi që bëntë roje ishte rreth 3 metër larg nga avioni.

Sa orë ka qëndruar fouristrada aty?

Unë kam ikur por di që afërsisht 45 minuta deri në një orë kanë qëndruar aty duke bërë transportin nga avioni në fouristradë.

Arrite që ti njohësh ata persona?

Jo nuk kam njohur asnjë prej tyre. Njëri ishte rreth 35 vjeç ndërsa dy të tjerët nuk i kam parë shumë mirë. Një mu duk sikur të ishte femër dhe ajo shpejtonte duke bërë transportin e gjërave nga avioni në fouristradë. Një tjetër ishte rreth 40 e ca vjeç dhe ky ishte personi që nuk më la mua të afrohem por edhe tre të tjerë që erdhën pas meje as ata nuk i la të afroheshin. Unë jam afruar deri në 50 metër nga avioni por nuk arrita të dalloj se çfarë kishte brenda avioni sepse është zonë me pyje dhe nuk dallohej nga 50 metra larg ku isha unë. Vetëm shihja avionin dhe ata njerëzit duke bërë transportin.

Menjëherë të urdhëruan që të mos afrohesh?

Menjëherë sapo më panë. Ndal mos u afro më thanë. Çfarë keni i pyeta unë, largoju nga këtu po të them mu drejtuan sërish. Mos bërtit i thashë unë dhe i bëra edhe unë pr esion dhe ata përsëri mu drejtuan po të them largohu dhe unë mendova se janë pol icia dhe u largova se po ta dija që çfarë ishin nuk do largohesha gjallë por mendova se janë po licia.

Ishin të armatosur?

Besoj që po. Armë nuk kam parë por kam dy shime të forta që kanë qenë të armatosur. Përderisa më larguan me pr esion dhe duke ngritur zërin dhe më bënë tri herë thirrje që të largohesha besoj që njerëz të tillë kur reagojnë kështu mund të përdorin edhe armët nëse do afrohesha, diçka manovrojnë në atë moment.

Ishin të pla gosur ndonjëri prej tyre.

Jo jo. Ishin shumë mirë të tre dhe thjeshtë njëri bënte roje dhe dy tjerët me shpejtësi bënin transportin nga avioni tek foruristrada.

A mund të ketë lidhje kjo ngjarje me dr ogën?

Unë nuk e di saktësisht por them se ka shumë vend për të dy shuar. Kur nuk ke fakte nuk kemi si të themi por dy shime kemi patjetër.

Ka parcela me dr ogë në këtë zonë?

Para afro një muaji është arr estuar një person këtu afër nesh, jo shumë larg per një pa rcelë me dr ogë dhe e kanë lëshuar sërish pas arr estimit. Nëse ka parcela të tjera unë nuk e kam idenë. Unë jam bari që kullos bagëtitë.

Lajmërove dikend pas ngjarjes?

Nuk kisha mundësi se unë isha me bagëti dhe nuk kisha internet por as per të folur në telefon. Tre të tjerët që erdhën pas meje mbase mund të kenë lajmëruar por unë nuk kisha mundesi, shkova thjeshtë për t’i dhënë nd ihmë. As tre të tjerët nuk i kanë lënë që të afrohen. Dhe një prej tyre i ka thënë ne jemi malësorë dhe kemi ardhur t’ju ndi hmojmë nëse keni diçka nevojë por i ka thënë largohu, largohu, ik, ik i kanë thënë edhe atyre. Ne shkuam vetëm për t’i nd ihmuar se menduam se ak sident dhe kur rr ëzohet një avion dikush mund të humb je tën por ata nuk e pranuan nd ihmën tonë. Për këtë ne kemi dy shime.

Fouristrada nuk dihet nga ka ikur?

Janë larguar në drejtim të Vermoshit por se ku fiks nuk e dimë dhe as ata personat nuk i njohim. Edhe në dialekt nuk ishin as të zonës por as nga veriu i Shqipërisë. Më të kufizuar në dialekt mu dukën, më të frenuar.