50 euro shpërblim kush bind një person dhe e dërgon të bëjë vaksinën

Po përdoren lloj-lloj mënyrash për të bi ndur të tjerët të bëjnë va ksinën. Disa madje janë metoda shumë joshëse.

Zvicra do të ofrojë kupon me vlerë të 50 frangave për personat që i bindin të tjerët për t’u va ksin uar kundër Co vid-19, tha të premten qeveria zvicerane, si pjesë e përpjekjeve për ta rritur nivelin e ulët të va ksinimit në vend.

Secili person që va ksinohet do të pyetet të përmend dikë që e ka bindur që ta marrë va ksinën dhe ky i fundit do të shpërblehet me një kupon në vlerën e 50 frangave, shkruan Reuters.

“Secili mund të ndihmojë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose familjar për përfitimet që i sjell va ksi nimi. Ky bashkëpunim i popullsisë duhet të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndonëse numri i rasteve me Co vid-19 në Zvicër ka rënë, qeveria ka thënë se gjendja në repartet e kujdesit intensiv mbetet e vështirë.

Zvicra është një ndër shtetet me shkallën më të ulët të va ksinimit në Evropën Perëndimore. Vetëm 58 për qind e popu llsisë prej 8.7 milionësh është va ksinuar me të dyja dozat.

Qeveria ka ndarë 150 milionë franga për fushatën me kuponë dhe po planifikon një javë kombëtare të va ksinimit me 170 qendra mobile për këtë qëllim.