Historia e dashurisë e mësueses shqiptare me studentin turk (FOTO)

Valbona Çaça 28 vjeç dhe Halil Anil Yi?it 29 vjeç janë çifti me hist orinë më interesante të njohjes. Ky i fundit ka qenë student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuesja.

Historia ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur Valbona ka shkuar të bëj stazh në Hatai, Turqi. Valbona ka shkuar në Turqi 3 vite më parë në korrik të vitit 2018 për të bërë një internship në mësimdhënie për anglisht dhe të vizitonte dhe vendet e bukura të Turqisë.

Vitin e parë ka punuar në një qendër kursesh qe quhej “American Culture’ dhe në një kopsht për fëmije në Hatay/Antakya. Me pas në shkurt të vitit 2019 njohu Anil. Kur dilte me kolegët edhe me studentet e kursit jashtë për të vizituar vendin dhe ata ndërkohë praktikonin anglishten, shoqëria me Anil u bë shumë e ngushtë.

Fillimisht kur Anil e propozoi te lidheshim bashkë Valbona nuk pranoi sepse nuk ishte në dëshirat apo planet e saj të fejohesha me një turk apo të jetonte përgjithmonë në Turqi. Më pas Valbona gjeti një punë të re si pedagoge në ‘Istanbul Aydin University’ dhe Anil si përkthyes për gjuhen angleze dhe arabe në një mobilieri në Stamboll.

Anil i ka propozuar për martesë Valbonës te ura e Bosforit dhe se shpejti presin bëjnë një dasmë tradicionale që përfshinë të dy kulturat.

Çifti ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ka nisur historia e tyre e bukur e dashurisë.

“Nxënësit e mi ishin shumica më të mëdhenj se unë, pasi ishin në kurse për të mësuar anglisht. Nuk është se e kam parë ndonjëherë me atë shikim. Nuk ishte në ëndrrat e mia të qëndroja në Turqi apo të martohesha me ndonjë turk. Por ishte një person shumë i mirë, shumë i dashur. E duke qenë se ata ishin të rritur, ne dilnim me ta për të vizituar vendin e ata për të praktikuar anglishten”, tha Valbona.

Ndërsa Anil tha se duke kaluar më shumë kohë me Valbonën, nisi që ta shikonte me një sy ndryshe.

“As unë nuk e mendoja se do të përfundonim kështu. Pasi nisa ta njihja atë dhe është e vështirë të mos impresionohesh nga ajo, pasi është kaq e bukur dhe e dashur. Për mua nuk ka qenë problem kombësia. Kur kalova shumë kohë me të, doja të martohesha me të. E nuk dija se si ta bëja për vete, se nuk më shikonte si një të dashur. Por dhashë më të mirën time që ta bëja për vete. Ajo erdhi te shtëpia ime në darkë, nënës sime i pëlqeu shumë. Por askush nuk e dinte”, tha ai.

Valbona tregoi se kur u ka thënë familjarëve se Anil i kishte propozuar për martesë, ata i kishin thënë “ti besoj se nuk ke pranuar”.

“Nuk donin që të qëndroja larg në Turqi. Por kur u thashë se ai po këmbëngul, është shumë serioz. E kur shkuam në Stamboll u bë serioze. Kishin mentalitetin që të martohesha me një shqiptar dhe të qëndroja pranë tyre”, tha ajo.Shqip