Drithëruese, Eni Vasili lexon mesazhet që i vijnë në emision gjatë publicitetit

Gazetarja e mirënjohur, Eni Vasili ka trajtuar në emisionin e saj, mbrëmjen e kaluar, një temë mjaft delikate.

Në “Open” u fol për dhu nën ndaj grave, një temë aktuale në vendin tonë dhe diskutimet ishin të nxehta. Eni Vasili është ndalur një moment për të lexuar mesazhet rrë nqethëse që i vijnë gjatë emisionit nga gra dhe vajza që kanë përjetuar dhu në nga partnerët e tyre.

“Ishim në publicitet dhe në telefonat tanë kanë ardhur mesazhe pafund, unë do zgjedh të lexoj disa….Pëshëndetje, një temë prekëse që më ka rr ëqethur, jam dakort me fjalët e Anila Hoxhës. Pas shumë vitesh probleme, gjeta forcën të ndahesha nga një burrë dhu nues. Me dy vajza të mitura. Prej kohësh vajzat e mia jetojnë dhe dhu nohen nga një baba që nuk paguan as pensionin e ushqimit për ta. Shpresoj që një ditë të mos bëhem unë pjesë e kr onikave të zeza.

Unë jam një zonjë nga Shkodra, kam pesë urdhra mbrojtje dhe sërish ndiqem nga bashkëshorti dhu nues. Kam kallëzime, por kur marr në telefon po licinë dhe i them që më rre zikohet jeta, më thonë ndalo dhe pyete çfarë ka. Ky është shteti dhe policia jonë.

Sabrina e radhës është motra ime, pas tre vitesh izolim me bashkëshortin dhu ues, ia ka dalë që të largohet që aty, por fëmijët e mitur jetojnë me një baba dhu nues,”-lexoi Vasili.