Nuk është uji me limon, këto janë lëngjet që të dob ësojnë më shumë

Uji me limon është sugjeruar si pija ideale për dikë që dëshiron të humbasë peshë, edhe realisht ka efekte nëse konsumohet rregullisht dhe i bazuar në një dietë. Megjithatë nuk është pija e vetme që ndihmon trupin në rë nien e peshës. Tri pijet e tjera që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme janë:

Kafeja: është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafje të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë d jegien e sa më shumë kalorive. Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.

Ujë shumë i ftohtë: në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë. Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës kon sumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.

Çaji jeshil: jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrërave. Është e rëndësishme të dini se çaji jeshil duhet të kon sumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi.