Përmban 1600 komponentë të çmuar, 10 arsye pse rrushi është i mirë për njeriun

Nëse ka një ushqim që meriton etiketën e super ushqimit, është rrushi, i cili përmban mrekullinë e 1600 komponentëve të çmuar për trupin tonë. Nuk është rastësi që me shekuj është përdorur edhe si il aç, duke dhënë disa përfitime edhe përmes derivatit të tij më të njohur, verës.

Rrushi ka varietete të ndryshme, duke përfshirë jeshilin, të kuqin, të ziun, të verdhin dhe rozë, megjithëse i preferuari i italianëve është rrushi i bardhë i tryezës, i karakterizuar nga kokrrat e mëdha, lëkura e trashë verdhë-jeshile dhe plot tul me lëng. Përtej shumëllojshmërisë që preferojmë, rrushi na ofron shumë përfitime shëndetësore për shkak të përmbajtjes së lartë antioksidante. Këtu janë 10 benefitet e tij.

Shumë vitamina

Ndër arsyet pse rrushi është një aleat i çmuar i shëndetit tonë ka të bëjë me pasurinë e vitaminave natyrore. Gjysmë kilogrami rrush siguron më shumë se një të
katërtën e marrjes tuaj ditore të vitaminës K, vitaminë e tretshme në yndyrë, jetike për mos mpiksjen e gja kut dhe kockat e shëndetshme. Rrushi është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm i nevojshëm për shëndetin e indit lidhës.

Përmban Kalium

Rrushi është i pasur me Kalium, një mineral që ndihmon në balancimin e lëngjeve në trup. Kaliumi mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të g j akut dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës e goditjeve në tru. Shumica prej nesh nuk marrin aq sa duhet, kështu që të hash rrush të ndihmon në plotësimin e mungesave.

5 Arsye Përse Duhet Të Hani Më Shumë Rrush Të Zi – AgroWeb

Rrushi është i pasur me antioksidantë

Stresi oksidativ është shoqëruar me disa sëmundje kronike, duke përfshirë diabetin, kancerin dhe problemet e zemrës. Rrushi mburret me një numër komponentësh të fuqishëm antioksidantë: mbi 1600 janë identifikuar. Kujdes: përqendrimi më i lartë gjendet në lëkurë dhe te farat. Rrushi i kuq përmban një numër më të madh të antioksidantëve për shkak të antocianinave që u japin ngjyrën e tyre. Lajmi i mirë në këtë rast është se antioksidantët mbeten të pranishëm edhe pas fermentimit, prandaj edhe vera e kuqe është gjithashtu e pasur me to. Një nga antioksidantët më të famshëm të rrushit është resveratroli, i cili mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul sheqerin në gj a k.

Mund të ngadalësojë plakjen dhe nxit jetëgjatësinë

Komponentët bimorë të pranishëm te rrushi mund të ngadalësojnë plakjen dhe nxisin jetëgjatësinë. Resveratrol është vërtetuar se zgjat jetëgjatësinë në një shumëllojshmëri të kafshëve duke stimuluar sirtuinat, proteina të lidhura me jetëgjatësinë.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Farat e rrushit janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon lëkurën të mbetet e lëmuar dhe e hidratuar. Komponentët e tjerë të rrushit mund të ndihmojnë në parandalimin e akneve dhe rritjen e qarkullimit të gj a kut në lëkurën e kokës për flokë më të shëndetshëm.

Rrushi na ndihmon me kujtesën, përqendrimin dhe humorin

Rrushi përmirëson shëndetin e trurit dhe kujtesën tonë. Në një studim 12-javor me 111 të moshuar të shëndetshëm, 250 mg në ditë të një suplementi të bazuar në këtë frut përmirësuan ndjeshëm rezultatet njohëse, përqendruese, të kujtesës në krahasim me fillimin. Një studim tjetër mbi të rriturit e rinj të shëndetshëm tregoi se pirja e rreth 230 ml lëng rrushi përmirësoi shpejtësinë e aftësive të kujtesës dhe gjendjen shpirtërore, qysh 20 minuta pas konsumimit…

Mbron sytë (dhe shikimin)

Kimikatet natyrore te rrushi lehtësojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Lajm i mirë për sytë tanë. Studimet tregojnë se një dietë që përfshin rrushin mund të parandalojë ose vonojë sëmundje të tilla si katarakti dhe glaukoma.

Të Hash Rrush Çdo Ditë – Vlerat Fantastike Që Përfiton Organizmi – AgroWeb

Mund të zvogëlojë nivelet e sheqerit në gj a k

Rrushi përmban 23 gram sheqer për filxhan (151 gram), gjë që mund të na bëjë të pyesim nëse është një zgjedhje e mirë për njerëzit me diabet. Në këtë rast është mirë të ndiqni këshillën e mjekut që ju ndjek, por duhet thënë se rrushi ka një indeks të ulët glicemik. Për më tepër, komponimet që përmban duket se ulin edhe nivelet e sheqerit në gj a k. Në një studim 16-javor të 38 burrave, ata që morën 20 gramë ekstrakt rrushi në ditë patën ulje të niveleve të sheqerit në gj a k në krahasim me më parë.

Na mbron nga bakteret, viruset dhe infeksionet e caktuara

Disa nga komponentët bimorë të pranishëm te rrushi mund të ndihmojnë sistemin tonë imunitar, duke na mbrojtur nga infeksionet bakteriale dhe virale. Është provuar se ekstrakti i lëvores së rrushit na mbron nga virusi i gripit. Në kërkime të mëtejshme shkencore është saktësuar se rrushi ndihmon gjithashtu në luftimin e përhapjes së viruseve të tilla si herpes.

Na ndihmon të flemë më mirë

Lëkura e rrushit, veçanërisht ajo e kuqe, është e pasur me melatonin, një kimikat që mund të përmirësojë gjumin. Të parët që e vërtetuan këtë ishin disa shkencëtarë italianë, në vitin 2006. Tek njerëzit është gjëndra pineale e trurit, ajo që prodhon melatonin për të rregulluar ciklet e gjumit dhe zgjimit. Nivelet e tij rriten në mbrëmje dhe ulen me afrimin e agimit, duke na ftuar të zgjohemi. Ngrënia e disa kokrrave rrushi në darkë mund të na ndihmojë ta rregullojmë këtë proces.