Ky është celulari që përdor Ilir Meta, do habiteni

Ilir Metës i kanë mbetur edhe pak ditë në Presidencë, të cilat duket se me zor po i shtyen për t’u rikthyer në politikën aktive duke u bërë me Berishën një dyshe për çdo maxhorancë. Gjatë ditëve të fundit Meta ka publikuar foto me qytetarë të zakonshëm në zona të ndryshme të vendit,

ashtu siç bëri edhe sot, ku tha se kishte nisur ditën me njerëz të mirë, ndërkohë që në tavolinë duken filxhanët e kafesë dhe një shishe ujë, e kthyer mbrapsht për të mos i bërë reklamë falas kompanisë.

Më shumë se sa shishja e ujit, ajo që ra në sy ishte celulari që Meta mbante në duar. Nga verifikimet rezulton se Meta përdor një celular “iPhone 11 pro max”.

Nuk dihet nëse celulari ka specifika të tjera për të mos lejuar përgjimin e kreut të shtetit nga agjencitë inteligjente të huaja, megjithatë në pamje të parë duket një apparat telefonik modest për pozicionin e Metës, i nxjerrë në treg në shtator 2019, ndërkohë që kompania ka prodhuar tashmë edhe “iPhone 12” si edhe “iPhone 13”, ndërsa në shtator pritet “iPhone 14”. /abcnews.al