“Në jetimore më thanë se νajza vdiq”, nëna: Рiva ilaç që të νdiѕja dhe unë

32 vite më parë, Esperanza, e cila ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan u bë nënë e një vajze, të cilën e quajti Marsida. Mentaliteti i kohës, shtatzënia në moshë të vogël, mospërkrahja nga familja dhe babai i vajzës, e detyruan ta lindte e vetme. Dy javët e para, kujton ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” i qëndroi pranë për t’i dhënë gji, por më pas u detyrua ta linte në jetimore sepse i duhej të kthehej në shtëpi.

Esperanca: E lashë në jetimore, bëra dokumentat. Atje shkoja, e vëzhgoja nganjëherë, pastaj kur shkova melezen se donte ta njihte, ka vd ekur edhe tezja, thanë që “nuk është këtu, ka vd ekur”.

Kur thanë ata ka vd ekur, më ra si të fikët atje në jetimore. Pastaj me mendjen time thashë’ mbahu fort, bëhu e fortë Esperanca”. Sikur ma ndiente që ose do e kenë birësuar, ose do jetë aty dhe nuk ma tregojnë. Kur mora vesh që vajza kishte vd ekur, unë piva ilaç që të vdisja dhe unë. Më çuan te Spitali Ushtarak dhe aty doja të hidhesha nga kati i tretë.

Ardit Gjebrea: Vetëm nga dëshpërimi.

Esperanca: Ajo ka ditëlindjen më 29 Gusht, unë marr shoqet e mia, vajzën e dajës dhe i them “hajde hamë ndonjë gjë se ka ditëlindjen Marsida”. Këtë vit ajo mbush 32 vjeç më 29 Gusht./tvklan.al