Albërije Hadërgjonaj zbulon se sa paguhen këngëtarët për një koncert

Albërije Hadërgjonaj ka folur për pagesat e artistëve shqiptarë nëpër koncerte.

Kështu, pyetjes së fëmijëve nëse fiton shumë para duke kënduar dhe më konkretisht sa është kjo pagesë për këngëtarët shqiptarë, Albërija tregohet e hapur:

“Ka artistë që paguhen shumë, por daljet e tyre janë edhe pak më të rralla. Pagesat nuk janë njëlloj. Ato variojnë nga 5, 10, 15 deri në 20 mijë euro. Por varion edhe nga vendet. Europa është pak më e lirë, sepse është më afër. Londra ka çmim tjetër, edhe Australia po ashtu”.