Nuk i ka pr.erë flokët për 30 vjet – Ja si duket “Flokëarta” (Rapunzel) në botën e vërtetë?/FOTO

Pothuajse çdo vajzë ëndërron të ketë flokë të gjatë, por shumica heqin dorë për dy gjëra. Para së gjithash, duhet të jesh vërtet e durueshme derisa pritni që flokët tuaja të rriten. Dhe pasi të rritet kujdesja për flokët bëhet shumë më e k.omplikuar.

Për më tepër, gje.netika luan një rol të rëndësishëm, sepse pa marrë parasysh se cilat produkte përdorni, nëse flokët tuaja janë të dobëta dhe të rralla, është e sigurtë se ato nuk do të duken mirë edhe nëse janë shumë të gjata.

Sidoqoftë, ka edhe njerëz të durueshëm, dhe një prej tyre është Alena Kravchenko, 34 vj.eçarja nga Odessa, Ukrainë.

Alena u quajt me FLOKËARTA, falë flokëve të saj jashtëzakonsht të gjata. Ajo ka filluar ti rrisë flokët e saja që kur ishte 5 vjeçe, dhe mbështetjen më të madhe e kishte nga nëna e saj. Flokët e saj tash arrijnë gjatësi mbi 1.8 metër.

“Që në moshë të re, nëna ime më bëri që të dashurohem në flokë të gjatë”, thotë Alena.

Vajza e re ka nuk i prerë flokët për gati 30 vjet. Sot, megjithëse flokët e saj p.r.ekin tokën, ajo nuk ka ndërmend ti shkurtoj ato.

“Dashuria për bishtalecin tim të gjatë është aq e madhe sa nuk kam menduar ndonjëherë ti shkurtoj. As edhe një herë në jetën time. Unë nuk mund ta imagjinoj veten me flokë të shkurtër ose me flokë me tjetër ngjyrë “.